JOQ Albania
Home

Juventusi nuk ngopet me lojtarë falas, gati edhe dy goditje të tjera
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/09/2019 15:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Juventusi është duke përdorur kohët e fundit një strategji mjaft të zgjuar në merkato. Bardhezinjtë po marrin lojtarë falas duke u treguar më të zotë se ekipet e tjera.

Bardhezinjtë afruan në merkaton e verës Adrien Rabiot dhe Aron Ramsei, të dy me parametra zero, pasi kontratat me skuadrat e tyre kishin përfunduar.

Ndërkaq, edhe pse merkatoja është mbyllur, vazhdohet dhe punohet ende për të përforcuar skuadrën. Te “Zonja e Vjetër”, po përgatisin edhe dy afrime të tjera me kosto zero, në merkaton e verës së ardhshme.

Sipas asaj që shkruan “DailyMail”, italianët po ndjekin me vëmendje situatën e Tobi Alderveireld dhe Kristian Eriksen te Totenhemi.

Kontratat e të dy lojtarëve skadojnë në verën e 2020-ës, dhe italianët kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë. Priten zhvillime të reja.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/