JOQ Albania
Home

Gjermania pa busull, Holanda i jep leksion
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/09/2019 22:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Holanda është super. "Tulipanët" kanë arritur sot një tjetër fitore të madhe duke mposhtur në transfertë Gjermaninë me rezultatin 2-4, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Europianit.

Serinë e golave në këtë përballje e hapi futbollisti i Gjermanisë, Serge Gnabry, kur po luhej minuta e 9’ e takimit. Pjesa e parë u mbyll me vetëm këtë gol të shënuar nga gjermanët.

45 minutëshi i dytë ishte ai që dhuroi emocione të jashtëzakonshme, duke treguar edhe katër gola të tjerë. Ishte fillimisht mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong, ai që barazoi rezultatin në 1-1, kur luhej minuta e 59’e takimit.

Në minutën e 66’, Jonathan Tah shënoi autogol duke i dhënë avantazhin Holandës. Gjithsesi, Gjermania e Loëw reagoi shumë shpejt dhe riktheu përsëri balancat në lojë, duke barazuar nga penalltia me anë të Toni Kroos.

Megjithatë, pas këtij goli filloi spektakëli i vërtetë. Holanda gjeti forcat për të shënuar edhe dy herë, fillimisht në minutën e 79’, me anë të debutuesit Donyell Malen, më pas edhe me Wijnaldum në minutën e 91′.

Këto dy gola i siguruan ‘Tulipanëve’ tri pikë shumë të vlefshme për rrugëtimin drejt Euro 2020. Pas kësaj ndeshje, Holanda e Ronald Koeman numëron 6 pikë në tri ndeshje, kurse Gjermania ka 9 pikë pas 4 ndeshjeve të luajtura.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/