JOQ Albania
Home

Futbollisti i Armenisë sulmon Bonuçin: Turp të kesh për atë që bëre
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/09/2019 17:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Italia mundi mbremjen e djeshme në shtëpi 1-3 Armeninë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Europianit "Euro 2020". Gjatë ndeshjes, futbollisti i Armenisë, Aleksandër Karapetian, u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri kryesor duke lënë ekipin e tij me 10 futbollistë.

Arsyeja ishte një bërryl ndaj Bonuçit, por nga pamjet u vërtetua se nuk e ka goditur mbrojtësin italian dhe ky i fundit ka simuluar. Arbitri u mashtrua nga sjellja e lojtarit të Juventusit dhe nuk hezitoi për kartonin.

Për këtë simulim të Bonuçit, vetë Karapetian ka reaguar në rrjetet sociale duke e quajtur të turpshëm veprimin e tij madje e ka bërë edhe e ka etiketuar në postim.

Ai shkruan:

Kam një respekt të madh për atë që ke arritur në karrierën tënde futbollistike, por ajo që bëre dje ishte e turpshme”.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/