JOQ Albania
Home

Këto janë 4 shenjat që tregojnë se ai është ‘mashtrues’ i lumtur dhe do të lërë sa t’i vijë mundësia
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/09/2019 12:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të dërgon këngë romantike dhe sillet shumë i kujdesshëm me ty, por ka diçka që nuk ta mbush mendjen?

Me shumë siguri je duke u shoqërua me një ‘aktor’ shumë të mirë që di ta luajnë pjesën me mjeshtëri, por nuk është shumë i interesuar për ty.

Ky lloj partneri shtiret sikur i interesojnë ndjenjat e tua, por në të vërtetë do të lërë sa të mërzitet apo t’i vijë një mundësi më e mirë.

Ja disa shenja që tregojnë se mund të jeni duke dalë me një ‘aktor’ të mirë që nuk ju do:

Nuk i pëlqen të përzihet me ‘turmën’

Ai mund të të thotë se nuk përshtatet me shumicën. Në vend të kësaj, i pëlqen të zhytet në mendimet e tija. Kjo ‘shtirje’ është e mjaftueshme që të krijojë tek ti ndjenjën e ‘dhembshurisë’.

I shmang gjithmonë gjërat e ‘zakonshme’

Kjo është e lidhur me tiparin që përmendëm më sipër. Ai ka shije të çuditshme në filma, muzikë dhe libra për të cilat ti mund të mos kesh dëgjuar kurrë. Kjo e bën atë që të duket më misterioz dhe unik. Tërësisht i ndryshëm nga djemtë e tjerë para syve të tu.

Flet shumë hapur për ndjenjat e tij

Ai do mundohet të të tregojë se është romantik në mënyrë unike. Mund të të dërgojë tekste këngësh, apo poezi që i ka shkruar posaçërisht për ty, por të gjitha këto shërbejnë që ai të marrje prej teje çfarë të dojë. Nëse të ka thënë: ‘je kaq e ndryshme nga vajzat e tjera’, me shumë mundësi je në telashe.

Është i lexuar dhe kujdeset që ta verë në dukje

Sigurisht që të jesh i lexuar është goxha tërheqëse (sidomos nëse citon Oscar Wilde herë pas here si pa dashje). Por këtyre djemve u pëlqen më shumë që të ta përplasin në fytyrë se sa të shkolluar janë dhe nuk u intereson shumë se çfarë mendimesh ke ti për filozofinë, librat, etj.

Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/