Qytetari i shkruan vajzës që i vodhi celularin, ajo i kërkon para: O k** e kam gjetur në tokë, më jep 200 euro

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06.09.2019, 10:24

Ndodh shpesh që në urbanët e qytetit, dhe jo vetëm të vidhen portofolë, celularë apo sende të tjera me vlerë.

Kryesisht personat që bëjnë këto vjedhje nuk gjenden pasi rastet ndodhin kur urbanët janë të 'mbipopulluar' me pasagjerë.

Gjithsesi, pronari i një telefoni e ka parë personin që ai thotë se i ka vjedhur celularin nga kamerat e një ambienti lokali dhe ka gjetur mënyrën për ta kontaktuar.

Në mesazhin e dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania, qytetari kërkon të denoncojnë një vajzë për të cilën ai thotë se i ka vjedhur celularin tek zona e Astirit.

Në disa foto të dërguara, që tregojnë bisedën mes tyre, ai i thotë vajzës, emri i së cilës është Denisa, se e ka parë nga kamerat kur ia ka vjedhur celularin dhe se e kanë parë edhe dëshmitarë të tjerë.

Në fillim vajza e mohon ta ketë bërë vjedhjen, por pastaj i thotë që mund t'ia ktheje nëse i jep 200 euro, pasi 'nuk ka bukë të hajë.'

Në bisedë e sipër, pronari i celularit e ka bindur vajzën që t'i cojë edhe një mjet identifikimi duke e futur kështu në 'kurth' për ta identifikuar plotësisht.

Në mesazhin e dërguar pranë JOQ Albania, qytetari shkruan:

Pershendetje JOQ Albania kam nje denoncim flagrant per te bere do t'ju falenderoja nga zemra nese e publikoni pasi me kan vjedhur telefonin e kam gjet se kush por po me kerkon akoma leke me me shum do ju dergoj kopjen e bisedes. Dhe mund ta publikoni hapur emrin tim dhe t hajdutes."

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit