JOQ Albania
Home

Wanda Nara i habit të gjithë: PSG-ja ishte zgjedhja më e keqe për mua
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/09/2019 9:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Surpriza e orëve të fundit të merkatos ishte padyshim, transferimi i Mauro Ikardit te PSG-ja.

Bashkëshortja dhe menaxherja e tij, Wanda Nara ka bërë lëvizjen surprizuese duke e çuar sulmuesin argjentinas te një super ekip si kampionët e Francës.

Së fundmi, Wanda ka folur rreth kësaj lëvizje duke deklaruar se Parisi ishte zgjedhja më e papërshtatshme  e mundshme për të, por pranon se në fund diçka të tillë e kishtë bërë për sulmuesin.

Ajo u shpreh:

Mes opsioneve që kishim, PSG ishte më i keqi për mua sepse duhet të shkoj lart e poshtë, bashkë me djemtë, pasi ata duhet të jenë në shkollë në Itali. Kishte shumë skuadra të rëndësishme italiane që e donin, dhe për mua do kishin qenë më të përshtatshme, por në fund mendova për Mauron.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/