JOQ Albania
Home

Zbulohet oferta e frikshme e Juventusit për Neymar, por PSG e injoroi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/09/2019 19:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Juventusi e ka pasur më seriozisht se ç’do ekip tjetër për të marrë Neymarin gjatë kësaj merkato vere.

Plot 100 mln euro+Paulo Dybalën ofroi kampioni italian për shërbimet e brazilianit, por kjo ofertë është refuzuar nga klubi francez.

Tratativat nuk kanë përfunduar me sukses dhe tashmë Neymarit do t’i duhet të qëndrojë te PSG-ja së paku edhe për një vit.

PSG insistonte vetëm në 222 milionë euro për të lënë Neymarin, por kjo ofertë nuk erdhi nga asnjë ekip dhe tashmë gjithçka do vijojë si më parë.

Mesa duket, Juventusi ka dashur të formojë një dyshe të frikshme sulmi, Neymar-Ronaldo, por nuk ia ka dalë…

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/