Numrat e telefonit, dhe jo vetëm, të lidhur me më shumë se 400 milionë adresa Facebook-u janë publikuar më rrejt falë një problemi në sigurinë e aplikacionit.
Sipas TechCrunch, rreth 133 milionë llogari nga SHBA-të, 50 milionë nga Vietnami dhe 18 milionë nga Britania e madhe janë mes 419 milionë adresave të cilat janë prekur nga ky problem.
Thuhet se së dhënë kanë qenë të hapura në një server që nuk ishte siguruar me fjalëkalim.
Nga ana tjetër, Facebook e ka konfirmuar lajmin, por shot se numri total me shumë gjasa është sa gjysma e deklaruar për shkak të hyrjeve të dyfishta.
Kjo çështje e fundit mendohet të jetë nga informacionet e disponueshme publikisht të përdorura më parë për të lejuar njerëzit të kërkojnë të tjerët duke përdorur numrin e tyre të telefonit, i cili u çaktivizua si opsion në prill të vitit 2018 në përgjigje të skandalit të 'Cambridge Analytica'.
Mendohet se serveri renditi disa llogari dhe vendndodhjet e tyre gjeografike, me ID-në unike të një përdoruesi të Facebook të ruajtur përkrah numrit të telefonit, si dhe gjininë e tyre.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/