JOQ Albania
Home

Piloti nuk po dukej askund, pasagjeri e drejton vetë avionin për në Spanjë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05/09/2019 12:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë që ishte nisur me familjen për të shkuar me pushime nga aeroporti i Mançesterit përfundoi duke e drejtuar vetë aeroplanin me të cilin do bëhej udhëtimi.

Dhe jo, nuk kemi të bëjmë me skenën tipike të filmave kur një pasagjer i zakonshëm shkon në kabinën e pilotit dhe eksperimenton me levat drejtuese ndërkohë që merr udhëzime nga radioja.

Për fatin e mirë të të gjithëve Michael Bradley është pilot me profesion.

Kështu, në momentin që mori vesh se fluturimi i tij do të vonohej për shkak të mungesës së një piloti, Bradley u detyrua ta merrte situatën në kontroll pasi bashkëshortja e tij donte shumë që të niseshin.

Një nga pasagjerët e filmoi fjalimin që Michael bëri përpara se të niste mjetin fluturues.

Në videon e publikuar në rrjet, ai shprehet:

Gruaja ime, e cila është në rreshtin 15 me djalin tim të vogël, u kujdes të më kujtonte se fluturimi jonë është shtyrë me dy orë sepse atyre u mungon një kapiten për nisjen…Kështu mora në telefon easyJet dhe u thashë ‘Hiya, po rri këtu në terminal duke ndenjur kot. E kam licencën me vete…nëse keni nevojë për ndonjë nder, jam gati të nisem."

Kompania pranoi, pasagjerët ishin dakord kështu që Michael Bradley të drejtonte avionin dhe të gjithë ishin të lumtur në fund të ditës.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/