JOQ Albania
Home

Pitoni gjigand gllabëron dhinë, fshatarët e gjejnë dhe ia nxjerrin nga stomaku
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05/09/2019 0:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjarpërinjtë janë ndër krijesat më dinake dhe më të rrezikshme që jetojnë në planetin tonë.

Vlen të theksohet se pjesa dërrmuese e njerëzve tmerrohen nga ky zvarranik i frikshëm, kafshimi i të cilit mund të rezultojë fatal në shumicën e rasteve.

Ata sulmojnë jo vetëm njerëzit, por edhe kafshët e tjera.

Së fundmi, një piton 4 metra i gjatë ka gllabëruar një dhi, që e "vodhi" nga një fermer.

Ngjarja është regjistruar në Provincën Fujian të Kinës Lindore.

Fermeri dhe gruaja e tij konstatuan mungesën e një prej dhive dhe nisën kërkimet, të ndihmuar nga disa bashkëfshatarë të zonës.

Ata e gjetën zvarranikun dinak pranë fshatit Longju pranë fermës ku kishin dhitë e tjera në mal.

Fermeri Yao u shpreh:

Dhitë tona zhdukeshin vazhdimisht që prej fillimit të këtij viti. Deri tani kemi humbur 20. Dyshoja që i hante diçka dhe e vërtetova kur pashë gjarprin gjigand në malin pranë fermës tonë."

Fermeri pa që stomaku i pitonit ishte i fryrë dhe lajmëroi policinë.

Ai, së bashku me forcat e policisë e kapën zvarranikun nga bishti dhe qëndruan një orë për ta nxjerrë dhinë 39 kg nga stomaku i tij.

Mediat vendase raportuan se ata e lëshuan më pas pitonin në natyrë.

Pitonët birmanez i përkasin një specie të mbrojtur nga shteti në Kinë, ku  dëmtmi ose kapja e tyre është e ndaluar dhe e dënueshme me ligj.

***

Burimi: Mail Online|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/