JOQ Albania
Home

Incidenti tragjik i shkaktoi probleme të rënda me frymëmarrjen, vetëm ndihma e shqiptarëve mund ta shpëtojë të riun
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04/09/2019 21:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nezir Çajani është një djalë i ri që ka nevojë urgjente për ndihmën e shqiptarëve.

Një i afërm i të riut ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku bën një apel për të ndihmuar të riun.

Neziri, i cili jeton në Shkup, ka mbetur i paralizuar pas një incidenti që pësoi teksa kishte dalë me shoqërinë për t’u freskuar në liqenin Matka.

Ai u lëndua nga gurët që ishin në fund të ujit pasi bëri një kërcim nga një lartësi.

I riu merr frymë përmes aparatit, pasi ka probleme me frymëmarrjen.

Mjekët i kanë kërkuar 48 mijë euro për të kryer një operacion në sistemin respirator.

Por familja e tij nuk mund t’i sigurojnë dot këto para, pasi Neziri së bashku me të birin jetojnë me qira prej shumë vitesh, ndërsa nëna e tij ka ndërruar jetë.

Pas kësaj, shqiptari nga Shkupi duhet të dërgohet për rehabilitimin e këmbëve dhe duarve.

Mesazhi i plotë:

Nezir Çajani nje djale i ri jetim nga Shkupi kerkon ndihme urgjente! Neziri me shoqerin e tij shkuan ne liqenin Matka qe te freskohen ne kto temperatura te larta, por fatkeqsisht nga nje kercim i larte ai u lendua ne guret qe ishin posht ujit. Ky aksident tragjik e beri Nezirin te pa levizshem ne moshen me te mire. 😢 Neziri esht i operum ne unazen e 5 dhe për momentin esht i palëvishem por tash problemin më të madh e ka me frymemarjen , frym mer nëpërmjet aparatit edhe ka nevoje për intervenim,dhe pas kësaj aj duhet të dërgohet ne rehabilitim per këmbët dhe duart.Për problemin e frymëmarjes spitali ne Shkup Filipi i 2 ju ka kërkuar 48.000 euro një shum që familje s’mundet me arrite pasi qe Neziri dhe babi i tij jetojne me qira shume vite.. 😫 Kontaktoni Prindin: Feim Çajani, +389 71 434 661. (Numri i llogarise pritet neser te del publike ) Ju lutem na informoni ne komente edhe neve nese kontriboni ndonje shume te hollash. Ndihmo jetimin ti ndihmon vetveten.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/