JOQ Albania
Home

Merr fund dilema/ Top Channel apo TV Klan, ja kush televizion kap audiencën (Statistikat)
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04/09/2019 20:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej kohësh dy televizionet kombëtare, Top Channel dhe TV Klan, janë një konkurrencë të fortë për programacionin, investimet dhe burimet njerëzore. Top Channel, në një spot të bërë publik ditët e fundit thotë se ka 33 emisione të reja për këtë sezon që ka nisur në shtator, ndërsa TV Klan ka paraqitur disa spektakle të ngjashëm me ato të vitit të kaluar.

Audienca është pothuajse e ndarë në këto dy televizione, si në Shqipëri ashtu edhe jashtë vendit. Deri më sot, nuk ka asnjë institucion që masë audiencën me saktësi dhe paanshmëri. Më herët ishin dy kompani, Abacus dhe Telemetrix, të cilat rezultuan fiktive dhe manipulonin tregun e reklamave. Këto dy kompani janë paditur në gjykatë, dhe aktiviteti i tyre i matjes është pezulluar.

Por, sot shqiptarët duan të dinë se cili nga dy “luanët” është më i ndjekuri?

JOQ disponon një statistikë e cila mund të themi se është më e sakta dhe që mund ti referohesh si burim i sigurtë. Bëhet fjalë për kanalin e YOUTUBE, ku Top Channel dhe TV Klan hedhin të gjitha prodhimet televizive. Nga spektaklet, show, debatet politike, emisionet investigative, rubrikat e ndryshme, lajmet dhe çdo gjë tjetër që një qytetar shikon në ekran në 24 orë, e gjeni në YOUTUBE.

Kështu, sipas statistikave të kalkuluara nga JOQ, për periudhën 1 shtator 2018 – 1 korrik 2019, Top Channel ka patur rreth 214 milionë klikime (views) në kanalin e Youtube.

Ndërkohë TV Klan, për të njëjtën periudhë kohe, ka patur rreth 160 milion klikime (Views) në Youtube.

Pra, me një diferencë prej gati 54 milionë klikimesh, tregon se Top Channel ka audiencë më të lartë, prodhon emisione më me standard dhe mbetet zgjedhja e parë për shqiptarët. Por, edhe TV Klan si televizioni i dytë më i madh kombëtar, vijon të ketë audiencë të qëndrueshme, në raport me mediat lokale.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/