JOQ Albania
Home

Helikopteri po filmonte garën e çiklistëve nga ajri, zbulon pa dashje plantacionet me ‘bimë jeshile’ në tarracat e pallateve
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 04/09/2019 16:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Helikopteri që po ndiqte çiklistët gjatë "Vuelta a Espana" ka zbuluar pa dashje se çfarë bimësh rrisnin njerëzit në tarracat e pallateve.

Ndërkohë që mjeti fluturues bënte të njëjtën rrugë si çiklistët, kamerat e vendosura sipër filmuan dy plantacione me ‘gjethe jeshile’ në tarracat e pallateve.

Pamjet po transmetoheshin drejtpërsëdrejti në televizion ndërsa fansat e çiklizmit ndiqnin kilometrin e fundit të garës.

Për fatin e keq të mbjellësve, pamjet ishte duke i parë edhe policia.

Menjëherë pas transmetimit të pamjeve, autoritetet shkuan tek prona në fjalë dhe zbuluan rreth 40 rrënjë të mbjella në tarracën e pallatit. Gjithsesi, sipas mediave vendase, policia e dinte për bimët në tarracë pasi kishte marrë informacione nga fqinjët.

Sa i përket rastit, bimët u sekuestruan, por nuk u arrestua asnjë person.

Spanja e ka dekriminalizuar përdorimin e bimës në mënyrë private dhe nëse zbulohet se ‘pronarët’ e kanë për konsum personal, atëherë është e mundur që ata të mos ndëshkohen.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/