JOQ Albania
Home

Khabib ndez sfidën me Poirier: Prisni grushte dhe shkelma, do argëtohemi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/09/2019 14:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sfida e radhës për kampionin e UFC, Khabib Nurmagomedov po afron. Pas fitores me McGregorin, luftëtari rus do ngjitet në kafaz dhe përballë do ketë rivalin amerikan, Dustin Poirier.

Ky duel do të zhvillohet ditën e shtunë në Abu Dhabi. Khabib do të tentojë mbrojtjen e titullit kampion bote në peshën e lehtë ndaj amerikanit që mban “titullin e përkohshëm”.

Për rusin Khabib, kjo është ndeshja më e rëndësishme e karrierës dhe premton spektakël. Njerëzit mendojnë se mund të fitojë lehtësisht, por ai mendon të kundërtën.

Khabib u shpreh:

Jam fokusuar totalisht te dueli ndaj Dustin Poirier. Është rivali im i radhës, ndaj kjo do të jetë sfida ime më e vështirë në karrierë, por edhe më e rëndësishmja. Shumë njerëz e nënvlerësojnë Dustinin dhe punën që ai po bën në tapet. Unë dueloj mirë aty dhe kam një kapje po kaq të mirë, pasi jam mundës. Ai ka një goditje të fortë, ndaj pres një duel të ashpër. Ka për të qenë një sfidë e bukur, me grushte, bërryla, shkelma… Do të argëtohemi të gjithë në kafaz dhe jashtë tij. Kam 100 ditë që punoj fort për këtë sfidë, ndaj nuk do të bëj gabimin e madh ta nënvlerësoj rivalin tim”.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/