JOQ Albania
Home

Po e filmonte për një emision, dhia e rrallë e godet kameramanin aty ku i dhemb më shumë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 04/09/2019 14:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Thonë që me kafshët dhe fëmijët është e vështirë të punosh.

Se njerëzit nuk flasin kot e ka vërtetuar një kameraman i BBC, i cili pati një incident të vogël me një dhi të rrallë.

BBC po filmonte në një park me kafshë të egra për programin ‘Animal Park’ dhe në qendër kësaj radhe ishte një dhi e egër. Dhia Cameroon.

Por ndërkohë që po xhirohej, dhia me emrin Cecil u afrua më shumë seç duhej me një nga kameramanët.

Ndërkohë që ai e filmonte nga afër dhia i dha një të goditur me brirë në zonën intime. Kameramani përfundoi duke u rrëzuar në tokë.

Më herët, para se t’i nisej kameramanit, Cecil kishte goditur me brirë edhe pronaren e saj në këmbë ndërsa vazhdonte t’i kafshonte edhe gishtat.

Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/