JOQ Albania
Home

Juventusi nuk ndalet, prenoton për në janar edhe mesfushorin kroat
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/09/2019 14:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Juventusi ishte një nga ekipet më aktive në këtë merkato vere, por mesa duket, surprizat në Torino nuk kanë mbaruar. Duke qenë se merkatoja e verës u mbyll, bardhezinjtë kanë prenotuar një goditje të madhe për merkaton e janarit.

Bëhet fjalë për mesfushorin kroat, Ivan Rakitic. "Tuttosport" shkruan se kontaktet kanë nisur që tani dhe marrëveshja mund të mbyllet në fillimin e vitit 2020.

Rakitic nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri, teksa në 3 ndeshjet e para ai nuk është aktivizuar për asnjë minutë nga trajneri Ernesto Valverde te Barcelona.

Për këtë arsye Rakitiç nuk dëshiron të qëndrojë në “Kamp Nou” dhe shumë shpejt shpreson të largohet në drejtim të një skuadre tjetër që do t’i premtonte atij më shumë minuta në dispozicion.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/