JOQ Albania
Home

Tentoi të “imitonte” Manuel Nojerin, portieri lë nam ne gafën e tij
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/09/2019 13:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vendi i portierit është brenda 16 metërshit të zonës, por shpesh ndodh që edhe duhet të dalin gjatë lojës për të larguar ndonjë top të rrezikshëm.

Manuel Nojer e bën shpesh, madje e tepron me guximin e tij. Së fundmi, një episod interesant ka ndodhur në ndeshjet e fundjavës në kampionatin izraelit.

Dziugas Bartkus, portieri i Hapoel Kriryat Shomna-s, donte të bënte një driblim duke kërkuar të pasojë topin me thembër, por kishte kundërshtarin shumë pranë dhe dështoi keq,

Gafa e tij ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe duket qartë që Bartkus e ka kuptuar mjaft mirë se nuk është aspak e lehtë të ‘imitosh’ Manuel Nojerin…

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/