JOQ Albania
Home

Nuk e paguan për punën, punonjësi i hotelit u shkon me ekskavator dhe shkatërron ndërtesën
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 04/09/2019 11:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë ka dëmtuar keq ndërtesën e një hoteli ku punonte pasi tha se nuk e paguan për Krishtlindje.

John Manley e ka pranuar se është nisur drejt hotelit Travelodge duke drejtar një ekskavator dhe ka prishur çdo gjë që i ka dalë përpara. Babai i dy fëmijëve i shkaktoi një dëm të konsiderueshëm pjesën ballore të hotelit më 21 janar të këtij viti.

35-vjeçari u paraqit në një një gjykatë në Liverpool në ditën e parë të gjyqit të që u mbajt ndaj tij.

Gjatë mbajtjes së seancës ai e pranoi se me atë që bëri ka vënë në rrezik jetën e njerëzve që ndodheshin në vendin e incidentit.

Manley, i cili u shtrua në një spital për personat me probleme të shëndetit mendor pas incidentit, u shpall i pafajshëm për rastin.

Incidenti, i cili u filmua nga shumë persona që ndodheshin aty në momëntin e ngjarjes, zuri kryetitujt e mediave në Britani.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/