JOQ Albania
Home

Ish-futbollisti i PSG-së pagoi 5 mijë euro që ish-e dashura e tij të eliminohej nga “Big Brother”
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/09/2019 10:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një prapaskenë vërtetë  çuditshme ka ndodhur para pak kohësh me ish-futbollistin e Paris Saint-Germain, Jesse Rodriguez. Lojtari spanjoll në atë periudhë ishte përkrah të dashurës së tij, Aurah Ruiz me të cilën tashmë i ka shkëputur marëdhëniet.

Gjatë asaj, periudhe, kur Jese luante me PSG-në, Aurah kishte vendosur që të merrte pjesë në formatin e ‘Big Brother’ në versionin spanjoll.

Megjithatë, ajo u largua shumë shpejt pasi ishte më e votuara nga ‘publiku’ për t’u larguar. Së fundmi, mediat kanë zbuluar se ishte pikërisht ish- i dashuri i saj, ai i cili e ka larguar Aurah nga ky show.

Raportohet se Jesse Rodriguez ka shpenzuar plot  5 mijë euro në telefonata dhe thirrje vetëm e vetëm që ish-e dashura e tij të largohet nga shtëpia e ‘Big Brother’. Xhelozi, apo ndonjë arsye tjetër? Përgjigjen e di vetëm Jese…

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/