JOQ Albania
Home

S’hante gjë tjetër veç patatinave, salçiçeve dhe patateve të skuqura, i riu e pëson keq për gjithë jetën
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03/09/2019 23:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një i ri anglez që konsumonte vetëm patate të skuqura, patatina dhe salçiçe e ka pësuar mjaft keq për gjithë jetën.

19-vjeçari nga Bristol ka humbur shikimin, për shkak të mungesës së vitaminave dhe mineraleve në dietën e tij të varfër.

Ai nuk i konsumonte asnjëherë frutat dhe perimet, gjë e cila shkaktoi që i riu të preket nga neuropatia optike nutriocionale.

Kjo sëmundje mund të shërohet shpejt nëse kapet në kohë, por në rastin e 19-vjeçarit, nervi optik është dëmtuar aq shumë, saqë mendohet se nuk mund t’i rikthehet më shikimi.

Mjekja e tij, Denize Atan u shpreh se i riu më parë ishte i shëndetshëm dhe nuk merrte ilaçe.

Atan shtoi se e trajtoi djalin që në moshën 14-vjeçare, kur ai erdhi duke u ankuar për lodhje kronike.

Ajo e diagnostifikoi atë me anemi dhe mungesë të vitaminës B12, së bashku me bakrin, selenin dhe vitaminën D.

Mjekja i sugjeroi djaloshit që të hante ushqime të larmishme, por duket se ky i fundit nuk ua ka vënë veshin këshillave të saj.

Alan theksoi se:

Ai kishte humbur minerale nga kockat e tij, gjë që ishte vërtet tronditëse për një djalë të moshës së tij."

Burimi: CBS|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/