JOQ Albania
Home

Kishte 6 vjet pa e paguar, 39-vjeçari e shlyen borxhin duke dorëzuar 120,000 monedha
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03/09/2019 10:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një biznesmen ka vendosur që të shlyejë një borxh prej 1,200 paundësh duke i dorëzuar përmbaruesit 120,000 monedha.

39-vjeçari Matthew Lemm, e kishte ngarkuar ‘malin’ me monedha në bagazhin e një Ford Mustang-u të bardhë, që i ka kushtuar 50,000 paund.

Matthew kishte rënë dakord me personin që duhej t’i paguante paratë se do t’i paguante të gjitha deri në ‘penin e fundit’. Dhe kështu bëri, borxhin që kishte 6 vite që i mblidhej e pagoi me monedha.

120,000 monedhat u tërhoqën nga një bankë në Walsall.

Një video gazmore e postuar në rrjet tregon Lemm duke hapur bagazhin e makinës, brënda së cilës ndodheshin monedhat si dhe një kovë e lopatë që do të përdoreshin për t’i mbledhur.

Gjithsesi, pranuesi i parave mbeti disi i habitur nga mënyra sesi po i paguhej borxhi dhe në fillim refuzoi t’i merrte.

Në fund të dy ranë dakord për monedhat.

Matthew Lemm tha se borxhin e kishte nga që nga viti 2013 kur merrej me shit-blerje makinash.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/