JOQ Albania
Home

Artisti me tumor në tru tregon se çfarë justifikimi çnjerëzor i thanë për mos të bërë rezonacën: Do sajoj një episod si Mihali
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 02/09/2019 19:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministri Edi Rama ka kohë që thotë se shërbimet shëndetësore në vendin tonë janë përmirësuar. Por një rast i ardhur në redaksinë e JOQ Albania tregon krejt të kundërtën.

Kosta Bakali ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania dhe tregon se ai është diagnostikuar me tumor në kokë. Më tej ai tregon se i kanë mohuar që të bëjë një rezonancë me justifikimin se është operuar dy herë në spitalin "Nënë Tereza".

Ai tregon se pas kësaj ka paguar miliona lekë për të bërë rezonacat në spital privat. Po ashtu ai tregon se me datën 17 ka planifikimin për të bërë rezonacën e radhës dhe nëse do ja mohojnë sërish do të bëjë ndonjë skandal si Mihal Kokëdhima sepse nuk i kanë lënë zgjidhje tjetër.

Kosta tregon se më ironikja në gjithë këtë histori është artisti që ka bërë hyrjen e spitalit Nënë Tereza dhe po ky spital nuk po i shërben. Komentet ju takojnërben. Komentet ju takojnë juve.

Mesazhi i plotë:

Ju lutem postojeni kete mesazh eshte shum urgjente dhe nuk di ku te drejtohem tjeter se shteti nuk me degjon. Jam Kosta Bakali pacient i diagnostikuar me Tumor ne koke. Nga Nentori 2018 deri sot cdo vizite cdo diagnostikim e kam planifikuar ne shtet paguaj sigurime paguaj taksa respektova afatet e planifikimit por shteti nuk me beri asnje rezonance me justifikimin qe spitali Nene Tereza ku edhe jam operuar dy here nuk ka KONTRAST (material i cili duhet ne berjen e rezonances per te pare zhvillimin e tumorit). Kush eshte pergjegjes per kete gjendje qe vazhdon prej muajsh do marre masa dikush qe te na pergjigjet spitali sepse une kam paguar deri tani 10 rezonanca ne privat (miljona leke) vetem per shkak te mungesave ne spitalin Shteteror. Ne date 17 kam planifimimin e radhes nese nuk do kete prap kontrast une do sajoj nje episod si Mihal kokedhima me gjith televizione te bej skandal se nuk kam zgjidhje tjeter. Faleminderit.Per Ironi te gjithe kesaj historie une jam Artisti qe kam bere hyrjen e spitalit Nene Tereza dhe po ky spital nuk pi me sherben."

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/