JOQ Albania
Home

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, qyetari detyrohet të nxjerr të plagosurin/ Policia dhe ambulanca s’duken
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 02/09/2019 17:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Tiranë.

Një qytetar ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania dhe tregon se aksidenti i rëndë ka ndodhur tek mbikalimi i Rinasit.

Ai ka nisur disa pamje, ku shikohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Qytetari tregon:

Ishin dy të plagosur rëndë."

Në pamjet që ai ka dërguar dallohen se janë mbledhur shumë njerëz në vendin, ku ka ndodhur aksidenti i rëndë.

Po ashtu forca policie dhe as ambulanca, nuk shikohen dhe nga pamjet duket se njëri prej qytetarëve shkon tek makina për të ndihmuar të plagosurin. Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet e këtij aksidenti.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/