JOQ Albania
Home

Nuk lanë vend pa i kërkuar, qeni del duke ‘buzëqeshur’ me dhëmbët e gjyshes në gojë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/09/2019 17:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dihet tashmë që qenve ju pëlqen që të vjedhin gjëra nëpër shtëpi, duke nisur nga çorapet, shapkat, lodrat prej llastiku apo edhe…protezat dentare.

Anna Carolina Lima, e cila studion për psikologji, ishte për vizitë tek gjyshja në shtetin juglindor të Minas Gerais, Brazil, kur ndodhi një incident i vogël.

Dhëmbët e gjyshes humbën.

Duke treguar për rastin, Lima tha:

Si zakonisht, ajo i futi protezat poshtë jastëkut në mënyrë që të mos i humbiste.”

27-vjeçarja bashkë me gjyshen nisën kërkimin, por edhe pasi ato nuk lanë vend pa kërkuar, protezat nuk dukeshin asgjëkundi.

Anna tregon më tej për The Dodo:

Gjyshja u shqetësua shumë sepse nuk po i gjenim. Ajo dhe mami kërkuan kudo, kërkuan për orë të tëra."

Por, në fund rezultoi se protezat e gjyshes i kishte marrë qeni ‘mistrec’ Luna dhe i kishte feshur. Vetëm disa orë më vonë ajo u paraqit në dhomë duke ‘qeshur’ me dhëmbët e gjyshes në gojë.

Studentja tregoi dhe përfundimin:

Të gjithë qeshëm kaq shumë. Ne i duam shumë kafshët.”

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/