JOQ Albania
Home

Ky është fshati shqiptar ku fushat mbillen me “bimë të gjebërta”, ja si po vuajnë banorët për pikën e ujit
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 02/09/2019 15:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në këto ditë të nxehta mungesa e ujit është një ndër problemet që kanë hasur më së shumti shqiptarët. E tillë është edhe problematika e banorëve të lagjes "Meçaj" në fshatin Kreshpan.

Njëri prej banorëve ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania dhe tregon se në këtë fshat ka persona që vadisin fushat e mbjella me "bimë gjeshile", kurse të tjerët mbeten pa ujë.

Po ashtu ai tregon se janë ankuar tek administratori dhe se u është thënë se nuk ka fuqi të komandojë punonjësit e ujësjellesit.

Kurse përgjegjësi i ujësjellësit të Fierit i ka thënë se nuk ka se si vepron sepse drejori i këtij instituticioni është me pushime.

Në përfundim të mesazhit të tij, ai thotë se nuk dinë se ku të ankohet. E gjitha kjo histori është një skandal i madh. Komentet ju takojnë juve tani.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje.JoQ jemi disa banor te lagjes Mecaj te fshatit Kreshpan njesis administrative Cakran  . Problemi jon fillon me ujin e pishem disa vadisin hashashin dhe disa pemet kemi 2 muaj pa uji kam vajtur te administratori T. Xh. dhe ai thot qe nuk ka forc te komandoj punonjesit e ujsiellsit . Kam vajt dhe te drejtoria e ujsiellsit ne fier hera e fundit sot  . Pergjegjesi i ujsiellesit te fierit me tha nuk kam si te veproj sepse drejtori esht me pushime ky zgjidhja tha esht mbyll kontraten . Nuk dim ku te ankohemi me dhe tubacioni esht i car ne shum vende dhe nuk e dim esht i pijshem uji apo jo . Flm nese e postoni"

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/