JOQ Albania
Home

“Jeni gjë të paedukuar?”/Turistja ngre në këmbë një treg të tërë për të shpëtuar një pulë, kafshon edhe shitësin
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/09/2019 14:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një turiste britanike në Marok ka ‘ngritur’ vendin në këmbë për të shpëtuar një pulë që ishte nxjerrë në shitje.

Incidenti është filmuar në Tangiers, veri-perëndim të Marokut muajin e shkruar dhe tregon një grua të rrethuar nga disa njerëz që mundohen ta qetësojnë.

Gruaja në videon e shpërndarë në rrjet dëgjohet teksa thërret me të madhe që ta lirojnë shpendin nga kafazi.

Pasi e pa që nuk po e dëgjonte asnjë, tursitja britanike ngjitet sipër kontenierëve prej plastike dhe përpiqet që të hapë njërin prej kafazëve duke i bërtitur shitësit.

Por, në momentin që ai u përpoq që ta largonte nga kafazi, anglezja i kafshoi dorën.

Duke bërtitur me të madhe ajo dëgjohet t’u thotë shitësve në treg:

Jeni gjë të paedukuar? Nuk mund të lexoni? Nuk trajtohen kafshët kështu!”

Ndërkohë që thërriste e revoltuar, turistja vë re edhe kamerën që po e filmonte dhe i nxjerr gishtin e mesit. Nuk dihet se çfarë ndodhi me pulën në vazhdim.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/