JOQ Albania
Home

Porositi kafen e preferuar, 25-vjeçarja zbulon ‘nofkën’ që i kishin vënë stafi i kafenesë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 01/09/2019 22:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 25-vjeçare, e cila kishte porositur kafen e saj të preferuar në një Starbucks në Londër, është fyer hapur nga punonjësi që qëndronte në banak.

Nadia Khan po shkonte të merrte frappuccino-n që kishte porositur në momentin që vuri re diçka që nuk shkonte tek filxhani plastik.

Në vendin ku shkruhet zakonisht emri i klientit që e ka porositur, shkruhej ‘hipopotami’.

Nadia u mundua ta kalonte situatën pa bërë shumë zë edhe pse u ndje keq, por nëna e saj nuk mund të rrinte pa reaguar.

E revoltuar nga gjesti i pahijshëm, nëna e 25-vjeçares iu kthye pjesëtarit të stafit që e kishte shkruar fjalën tek filxhani.

Nadia shpjegoi më tej:

Mami i tha që ai duhet t’i trajtojë konsumatorët me respekt pavarësisht se sa të dobët apo shëndoshë që mund të jenë ata.”

Pas incidentit, kompania i ka kërkuar ndjesë vajzës dhe së ëmës.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/