JOQ Albania
Home

Ofendoi me komente një transgjinore në mediat sociale, 38-vjeçarja përfundon në pranga
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 01/09/2019 19:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua ka përfunduar në pranga pasi akuzohej t’i kishte lënë komente ofenduese një gruaje transgjinore në mediat sociale.

38-vjeçarja Kate Scottow u arrestua dhjetorin e vitit të shkuar pasi u konstatua se po bënte komente që ngjallnin urrejtje drejt Stephanie Hayden e cila mbron të drejtat e transgjinorëve.

Kështu, Scottow u shpall fajtore për dërgim të mesazheve të vazhdueshme që kishin për qëllim të shkaktonin ‘zemërim dhe ankth’ tek viktima për disa muaj me radhë.

Në momentin e arrestimit në dhjetor, tre oficerë policie u paraqitën në shtëpinë e saj në Hertfordshire dhe e shoqëruan për në komisariat ku u mbajt për 7 orë përpara se të merrej në pyetje.

Kate u arrestua pasi ia kishte vënë në dukje Stephanie-s në Twitter që ishte burrë dhe jo grua.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/