JOQ Albania
Home

Ky është milioneri që po përdor mediat sociale për të ndihmuar njerëzit në nevojë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 01/09/2019 16:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një milioner ka filluar të dhurojë shuma të mëdha parash për njerëzit në nevojë duke përdorur rrjetet sociale.

31-vjeçari Bill Pulte përdor Twitterin për të arritur njerëz të cilët mund të kenë nevojë për ndihmë dhe e quan metodën e tij “Filantropia e Twitter-it.”

Pulte drejton një kompani të quajtur Pulte Capital si dhe është nipi i një miliarderit William Pulte, i cili ka themeluar kompaninë e ndërtimit të shtëpive PulteGroup në vitin 1956.

Me anë të projektit që ndjek në Twitter, Bill u jep njerëzve gjëra për të cilat kanë nevojë si ushqimi, pagesa e qirasë etj, dhe thotë se platformat sociale i përdor për të ‘mikro-targetim’.

Gjatë këtij procesi, ai ka mbledhur rreth 637,000 ndjekës të cilët i quan anëtarë skuadre.

Me anë të një postimi në Twitter, Pulte tregonte në ‘listën e arritjeve’ se i kishte blerë një tortë për ditëlindje një fëmije prindërit e të cilit nuk kishin mundësi, një familjeje tjetër u kishte marrë ushqime ndërsa një veterani invalid i kishte blerë makinë, etj.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/