JOQ Albania
Home

“Gëzuar ditëlindjen dështake”, torta e vajzës 2-vjeçare bëhet virale në rrjet
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 31/08/2019 21:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vajzë e vogël mezi po priste që të shihte tortën e ditëlindjes por mbeti disi e ‘zhgënjyer’ kur më në fund e kishte përpara syve.

Nëna e saj, Melin Jones, shkoi të merrte tortën që kishte porositur për vajzën por nuk e hapi kutinë që ta shihte si kishte dalë pasi e kishte me nxitim.

Jones, e cila është nga Missouri shkruante në një postim në Facebook:

Nuk e dija çfarë më priste. E nxora nga makina, i hodha një sy dhe aty vura re punonjësi e kishte shkruar ‘Loser’ ( dështake) në vend të fjalës ‘Lizart’ (hardhucë) që është nofka që i kemi vënë vajzës. Në fillim u habita por pastaj thjesht nuk po mbaja dot të qeshurën.”

Që nga momenti i shpërndarjes, postimi është bërë viral në rrjet.

Më pas, Melin e futi ëmbëlsirën brenda dhe i bëri një foto bashkë me vajzën që kishte bërë një fytyrë të mërzitur.

Gjithsesi, ajo sqaroi që Elizabeth nuk u mërzit me të vërtetë, ajo nuk di ende të lexojë dhe sigurisht që ende nuk e di se çfarë do të thotë ta quash dikë  ‘dështak’.

Burimi:NYP|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/