JOQ Albania
Home

“Po sikur të isha unë në vendin e tyre?”/ Adoleshenti hap një dollap me rroba për nxënësit që nuk kanë mundësi
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 30/08/2019 12:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një djalë 13-vjeçar ka krijuar një dollap në shkollën e tij që t’u vijë në ndihmë fëmijëve në nevojë.

Chase Neyland-Square është shumë mirënjohës që ai vetë i ka gjithë të mirat dhe nuk i mungon gjë, por do që edhe shokët e tij të klasës të kenë të njëjtën mundësi.

Kështu, ai krijoi dollapin në mënyrë që edhe ata që s’kanë mundësi, të kenë rroba për t’i veshur në shkollë.

Chase, i cili është nxënës në një shkollë 9-vjeçare, tashmë ndihmon në menaxhimin e dollapit, që uhet Dollapi i PAM-it.

Ai mbledh xhaketa, këpucë, rroba të tjera, produkte higjienike, mjete shkollore dhe më pas një nga mësueset i mbledh dhe ua jep atyre që kanë nevojë.

Chase u shpreh për një stacion televiziv:

E di që të gjithë nuk janë me fat për të pasur gjëra dhe që unë jam me fat që kam gjëra që s’i kanë të tjerët. Por pastaj mendoj, si do të ndihesha unë po të isha në vendin e tyre?"

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/