JOQ Albania
Home

Banka e përfolur pranë Ramës provokon me simbolin e serbëve
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 29/08/2019 17:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bankat e nivelit të dytë, përtej politikave monetare, i japin shumë rëndësi edhe imazhit, pasi është një nga mënyrat kryesore për të thithur klientët. Një nga elementët kryesorë për krijimin e imazhit është edhe reklama. Shumica e bankave zgjedhin reklama të thjeshta, që të shkojnë sa më pranë publikut.

Një bankë e nivelit të dytë, e cila është futur rishtazi në sistemin bankar në Shqipëri është edhe "Abi bank". Kjo bankë është përfolur për lidhje të forta me qeverinë. Duhet theksuar se "Abi bank" lindi dhe zuri vendin e saj në treg, gjatë kohës së konsolidimit të pushtetit të Rilindjes. Gjithashtu duhet theksuar se pjesë e bordit të kësaj banke është vetë Linda Rama, gruaja e kryeministrit.

Në një nga sloganet e "Abi bank" ku paraqiten përparësitë për klientët është përdorur një simbol aspak miqësor për shqiptarët. Bëhet fjalë për simbolin me tre gishta të serbëve. Ky simbol është përdorur nga serbët gjatë gjenocidit ndaj popujve të Ballkanit.

Simboli ka disa kuptime, një prej tyre është "Trinia e shenjtë", e cila përkthehet si “Nuk ka kryq pa tre gishtat” ose në serbisht (Nema krsta bez tri prsta). Ndërsa një shpjegim tjetër është edhe kundërshtimi ndaj popujve të ballkanit, veçanërisht kroatët, sllovenët dhe shqiptarët.  Po ky simbol është përdorur nga lojtarët serbë, gjatë ndeshjes që Shqipëria zhvilloi ndaj Serbisë në "Elbasan Arena".

Nuk dihet nëse ky është një detaj që u ka shpëtuar specialistëve të marketingut, apo është diçka e bërë qëllimisht. Gjëja më e habitshme në këtë histori është fakti se një bankë e përfolur për lidhje të ngushta me qeverinë, na paraqitet me një simbol ofendues dhe anti shqiptar.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/