JOQ Albania
Home

Trendi që po ‘çmend’ vajzat, dalin në shitje këpucët që tregojnë gishtin e madh të këmbës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 29/08/2019 13:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një markë, që i pëlqen të thyejë rregullat herë pas herë, ka sjellë në treg një model këpucësh që tregojnë vetëm gishtin e madh të këmbës.

Këpuca me ‘gisht të hapur’ nga Y/Projects ‘ po shitet për 1,000 dollarë dhe shitjet deri më tani po shkojnë shumë mirë.

Dizajni i pazakontë i këpucëve u shfaq fillimisht si pjesë e koleksionit pranverë-verë 2018, të rrobave që vishen në përditshmëri, në Paris.

Por, si duket ato janë bërë shumë popullore dhe janë parë në pasarela sërish këtë vit.

Kur këto këpucë u shfaqën fillimisht për shitje në faqet online me mallra luksi filluan të bliheshin me një shpejtësi rekord derisa u ‘mbaruan’ të gjitha.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/