Autostrada nën ujë e pushime në hapësirë, kështu do të duket bota pas 50 vitesh

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 29.08.2019, 12:44

Autostrada nën ujë, sporte që luhen mbi ‘tavolina’ fluturues dhe pushime në hapësirë, këto janë vetëm disa nga risitë që na presin në 50 vitet e ardhshme.

Të paktën kështu thuhet në një raport që parashikon të ardhmen e teknologjisë.

Në raport parashikohet gjithashtu prodhimi në shkallë masive të organeve të shtypura në 3D, impiantet për të monitoruar shëndetin dhe vetëpastrimin e shtëpive do të jenë gjëra të zakonshme të jetës së përditshme.

Parashikimet janë përpiluar nga një grup akademikësh dhe futuristësh, duke përfshirë presidenten e TechUK dhe bashkë-kryetaren e Institutit të Kodimit, Jacqueline de Rojas, drejtorin e inxhinierisë dhe arsimit në Akademinë Mbretërore të Inxhinierisë, Dr. Rhys Morgan dhe futurologen ushqimore Dr. Morgaine Gaye.

Taksitë dhe autobusët fluturues do të përdoren në zonat urbane për të zbutur trafikun, ndërsa më shumë udhëtime në distanca të gjata do të përfshijnë raketa të ripërdorshme që fluturojnë në atmosferën e sipërme dhe me shpejtësi të lartë, duke shkurtuar kohën e udhëtimit midis Londrës dhe Neë York në nën 30 minuta.

Raporti është porositur nga Samsung për të shënuar hapjen e Samsung KX, 'hapësirën e re të përvojës' të firmës së teknologjisë dhe dyqanit me pakicë në King's Cross, Londër.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit