Reperi Arkimed Lushaj, ose i njohur ndryshe si Stresi, është një nga personazhet më të komentuar të showbizz-it shqiptar.
Shpesh herë në rrjetet sociale, por edhe në intervista të ndryshme televizive, ai ka treguar që s'i ka mirë punët me kryeministrin Edi Rama, ndërkohë që ka nga ana tjetër ka shprehur simpati ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Antipatia e Stresit ndaj Ramës është aq e madhe, saqë i ka bërë edhe një "diss" pak kohë më parë, ku ndër të tjera thotë: "Du Sali Berishën, le të q*het Edi Rama".
Ditën e sotme, reperi e ka rikënduar këtë pjesë të këngës së tij dhe e ka ndarë me fansat në Instagram.
Kujtojmë se reperi i njohur pak kohë më parë është përfolur për një ndarje të mundshme nga bashkëshortja e tij, Keisi, ndonëse një lajm i tillë nuk është konfirmuar nga asnjë nga palët.
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/