JOQ Albania
Home

Pamje të rënda/E masakruan mjekët dhe e kanë lënë në kushte çnjerëzore në spital, i biri kërkon ndihmën e shqiptarëve
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 27/08/2019 15:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një i ri ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania dhe ka treguar se i ati i tij është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

I riu tregon se babai i tij dikur ka pasur probleme me këmbën sepse i ishin ngushtuar venat. Në vitin 2011, ai i është nënshtruar një operacioni, por nuk pati sukses.

Më pas mjekët u kishin thënë të afërmve se e vetmja mundësi për të shpëtuar ishte, që t’i prisnin këmbën. Djali tregon se babait ia prenë këmbën, por jo në vendin e duhur.

Pas kësaj ndërhyrje, ai tregon se i ati qëndroi një muaj në renimacion në Tiranë dhe as fliste e as nuk lëvizte. Kurse tani babai i tij është i shtruar në spitalin e Korçës në gjendje shumë të rëndë.

Ai ka kaluar në një anemi shumë të rëndë dhe i biri thotë se ka dhuruar gjak që babai tij të jetojë. Po ashtu ai ka nisur disa foto, pamjet e të cilave janë shumë të rënda.

Babai i të riut shikohet në gjendje shumë të rëndë, me plagë të mëdha në trup dhe është lënë në kushte çnjerëzore në spital.

I biri kërkon ndihmë nga shqiptarët, e lutet ta ndihmojnë të gjej një spital si duhet sepse në Korçë po e mbajnë kot.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje !Babai i m ka pas problem me kemben dikur kish ngushtim venash me pas beri operacion ne tiran ne vitin 2011 te QSUT por nuk pati rezultat me pas e kemi cuar perseri merte mjekime por kot ,me pas na than qe duhet prer kemba , ja preven por jo ne vendin e duhur se operacjoni duhej ber te bay – pasi .me pas ja preven perseri ne tiran ka ndenj nje muaj ne reanimacjon as fliste as bente  Tani pas kaq vitesh pati probleme perseri me shum fraktura ne trup e kam shtruar ne korc por keta spo japin zgjidhje fare se ka kaluar ne anemi 7.1 die me zor te madh ka siguruar ne pjes gjaku me nderim te gjakut tim te cilen ja vun por tani eshte perseri shum keq ka nevoj per spial tj jo per ketu se kta kot po e mbajn.’’

Komentet se në ç ‘gjendje është shëndetësia shqiptare, ju takojnë juve, pas këtij rasti.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/