JOQ Albania
Home

I ka mbetur ende pak fuqi për të buzëqeshur,18-vjeçari ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve për të jetuar
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 26/08/2019 22:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

I afërmi i një 18-vjeçari nga Peshkopia ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania dhe ka bërë një apel, për të ndihmuar të riun, pasi ai është në gjendje të keqe shëndetësore.

18-vjeçari është diagnostikuar me leucemi akute dhe se nëse nuk kryhet operacioni, për të bërë transplantin e shtyllëz kurrizore ai nuk do të jetojë.

Po ashtu ai shkruan se operacioni mund të kryhet në Milano, pasi mjekët atje e kanë marrë përsipër, por kostoja është 150000€.

Familja e tij është në gjendje të vështirë ekonomike dhe se kanë nevojë për ndihmën e gjithë shqiptarëve për të shpëtuar djalin e tyre.

Po ashtu ai ka nisur edhe një foto, ku i riu shikohet duke buzëqeshur dhe i mbushur me shpresë se do të jetojë.

Mesazhi i plotë:

Miq dhe shoke , ky djale eshte D.L , 18 vjec nga prshkopia, ndodhet ne katin e trete tek hematologjia ne tirane, spitali nene tereza, eshte ne gjendje shume te rende shendetesore  , leucemi akute diagnoza, djal i vetem i familjes lita dhe i aferm i imi, ju lutem sipas mundesive qe keni ta ndihmojme pasi mjeket sot thane qe nese nuk i behet transpalt i palces kurrizore ka vetem nje muj jete ndoshta dhe me pak, kontaktume tani me nje spital ne milano dhe marrin persiper kuren por kosto eshte 150000€. ta ndihmojme sic beme per jurgenin se cdo njerit nga ne i del nje  shume e vogel nga xhepi por i siguroejme jeten drilonit. nuk kam zakon dhe nuk kam bere kerkesa te tilla por me besoni behet fjale per nje familje qe jane te dorezuar para zotit dhe nesh . sipas mundesise dhe deshires kontakti qe pret ndihmat eshte daja i drilonit nr. tl; 0693127801 do ju jemi mirnjohes te perjetesisht sado simbolike qe te jete shuma. Falemderit!’’

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/