JOQ Albania
Home

Gjoni ia ka kaluar edhe Macron e Erdoganit për faturat e hoteleve, ja sa kanë paguar ata për një natë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 25/08/2019 20:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këto ditët e fundit ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni ka qenë në qendër të vëmendjes pas publikimit të disa faturave, ku shikohej se ajo kishte shpenzuar deri në 700 euro për të kaluar natën në hotele luksoze.

Këto shpenzimi Gjonaj i ka bërë gjatë udhëtimeve, që ka bërë gjatë vizitave zyrtare. Lidhur me këto ministrja ka reaguar dhe ka thënë se nuk janë paguar 700 euro për fjetjen e një nate, por për dy net në qytetin e Romës.

Një justifikim tjetër, që ajo ka gjetur i cili mund të konsiderohet gjithashtu epik është se faturat kanë qenë, për gjithë delegacionin që e ka shoqëruar atë në këto vizita.

Po ashtu në reagimin e saj ajo thekson më tej se në shumicën e rasteve hotelet për shkak të sigurisë për të gjitha delegacionet përcaktohen nga organizatorët apo ftuesit, në varësi edhe të periudhës së kërkuar që mund të përkojë me një fluks të pronotimeve në ato vende.

Justifikimet e Gjonajt u hodhën poshtë nga drejtuesit e hoteleve, pasi thanë se gjithçka varet nga dëshirat e klientit. Shpenzimet e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjoni ia kalojnë edhe presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe atij të Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan.

Ka qenë gazetës britanike “Express”, ajo që ka shkruar se në  Samitin e G20 në Hamburg, presidenti francez, Emanuel Macron, ka shpenzuar 200 euro nata për të qëndruar në hotel.

Tani Franca ka një ekonomi më të lartë se vendi, ynë dhe llogaritë dhe komentet ju takojnë juve. Por ministrja jonë e Drejtësisë ka lënë pas edhe presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan, i cili njihet për shpenzimet luksoze.

Por edhe ai ka qëndruar në një hotel që kushton 250 euro nata. Kurse ish- kryeministrja britanike, Theresa May, qëndroi në një hotel me çmim 450 euro nata.

E gjitha kjo me pak fjalë mund të përmblidhet si një skandal, por në vendin tonë nuk njihet termi dorëheqje. Ndërkohë që figura të njohura të politikës në Europë kanë dhënë dorëheqjen sepse kanë shkuar me vonesë në punë.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/