JOQ Albania
Home

Drejtuesit e hoteleve luksoze nxjerrin blof Etilda Gjonin: Gjithçka rezervohet sipas dëshirës së klientit
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 25/08/2019 19:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këto ditët e fundit ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni ka qenë në qendër të vëmendjes pas publikimit të disa faturave, ku shikohej se ajo kishte shpenzuar deri në 700 euro për të kaluar natën në hotele luksoze.

Këto shpenzimi Gjonaj i ka bërë gjatë udhëtimeve, që ka bërë gjatë vizitave zyrtare. Lidhur me këto ministrja ka reaguar dhe ka thënë se nuk janë paguar 700 euro për fjetjen e një nate, por për dy net në qytetin e Romës.

Një justifikim tjetër, që ajo ka gjetur i cili mund të konsiderohet gjithashtu epik është se faturat kanë qenë, për gjithë delegacionin që e ka shoqëruar atë në këto vizita.

Po ashtu në reagimin e saj ajo thekson më tej se në shumicën e rasteve hotelet për shkak të sigurisë për të gjitha delegacionet përcaktohen nga organizatorët apo ftuesit, në varësi edhe të periudhës së kërkuar që mund të përkojë me një fluks të pronotimeve në ato vende.

Por këto justifikime janë hedhur poshtë nga vetë drejtuesit e hoteleve. “Dosja.al” shkruan se George George E.V, shefi i rezrvimeve në këtë hotel, ka treguar se Gjonaj  ka pasur mjaft alternativa për të zgjedhur, por ajo ka zgjedhur të shpenzojë 1900 euro, për tre netë.

Ai ka thënë:

Më 6 qershor? E kush dëshiron të qëndrojë në Berlin, të gjithë janë duke marrë rreze në Bullgari, Spanjë apo Greqi. Në atë periudhë kemi pasur shumë alternative, madje edhe dhoma me 250 euro nata. Por gjithçka rezervohet sipas dëshirës së klientit.”

Kurse justifikimin tjetër epik të Gjonaj se shpenzimet ishin për gjithë delegacionin që e shoqëronin e kanë hedhur poshtë drejtuesit e hotelit në Londër.

Burime nga “Corinthia hotel London” kanë thënë se në një dhomë ‘single room’, referuar faturës së rezervimit për Gjonajn mund të flejë vetëm një person, duke hedhur poshtë kështu reagimin e ministres, e cila u shpreh se rezervimi është bërë për të gjithë delegacionin. Ata kanë thënë për dosja.al:

Në një dhomë ‘single room’ mund të flejë vetëm një person, prandaj quhet e tillë. Përsa u përket çmimeve, kemi dhoma të lira dhe të shtrenjta. Gjithçka varet nga periudha e rezervimit dhe nga kërkesat e klientit.’’

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/