JOQ Albania
Home

E rëndë, 15-vjeçarja i jep fund jetës pasi nuk mori shumë “like” në rrjetin social
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 25/08/2019 18:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Për shumë psikologë dhe sociologë rrjetet sociale janë një rrezik i madh që po i kanosen njerëzimit e sidomos të rinjve.

E këtë gjë e ka treguar më së miri një ngjarje e rëndë që ka ndodhur. Një adoleshente i ka dhënë fund jetës, pasi nuk ka marrë aq pëlqime sa duhet në rrjetet sociale.

15-vjeçarja, Ruby Seal u fiksuar aq shumë pas Snapchat-it aq sa nisi të vuante nga çrregullimet mendore, derisa i arriti deri aty sa ti jepte fund jetës.

Ajo është gjetur pa jetë nga motra e saj binjake. Nëna e saj 42-vjeçare, Julie ka thënë:

Ajo u tërhoq dhe u izolua në botën virtuale gjithmonë e më shumë, mbyllej në dhomën e saj, duke kërkuar pëlqime, përgjigje për problemet e saj nga njerëz që nuk mund t’i jepnin.’’

Në llogarinë e saj në rrjetin social janë gjetur edhe dy mesazhe, që ajo u ka nisur miqve të saj, ku u tregonte se do i jepte fund jetës, por asnjëri prej tyre nuk e ka marrë seriozisht sepse nuk i kanë kthyer përgjigje.

Burimi: The Sun| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/