JOQ Albania
Home

Pagesë marramendëse, kjo është shifra e parave që fiton një astronaut në një ditë pune
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 25/08/2019 17:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të jesh astronaut cilësohet si një ndër punët më të rralla në botë. E në fakt shumë pak njerëz e ushtrojnë një profesion të tillë, në të gjithë botën.

Por sa është paga e një astronauti? Sipas disa të dhënave publikuar kohët e fundit një astronaut paguhet 430 dollarë për një ditë, kurse paga vjetore llogaritet të shkojë diku tek 155,000 dollarë.

Të paktën kaq është paguar ish-astronauti i NASA-s, Scott Kelly. Ai ka thënë se të jesh astronaut është më e vështirë, se sa të jesh ushtarak.

Ndaj edhe ata paguhen të paktën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më shumë se sa ushtarakët.

Po ashtu astronautëve u paguhen edhe pushimet si dhe kanë edhe mjaft përfitime të tjera. Deri më tani është llogaritur se një astronaut amerikan fluturon të paktën deri në katër herë, gjatë gjithë karrierës së tij në hapësirë.

Por sigurisht që ka edhe përjashtime dhe ka dhe nga ata astronautë, që ka fluturuar edhe më shumë herë.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/