JOQ Albania
Home

Zbulohet skema, ja si futeshin brenda burgjeve shqiptare prostitutat për të kënaqur epshet e bosave të krimit
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 25/08/2019 17:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në burgjet shqiptare për disa vite me radhë ka funksionuar një skemë e prostitucionit për të kënaqur epshet e bosave të krimit, që ndodheshin pas hekurave.

Kjo skemë ka funksionuar duke shfrytëzuar një të drejtë që e njeh dhe ligji. Bëhet fjalë për takimet speciale që zgjasin deri në pesë orë dhe një bëhen vetëm një herë në muaj.

Këto takime bëhen me bashkëshortet, bashkëjetueset ose të dashurat. Por si kanë mundur të hyjnë prostitutat në burgje, kur lejohen vetëm bashkëshortet, bashkëjetueset dhe dashura?

Për të burgosurit Vip në burgjet shqiptare kanë hyrë prostituta duke u shtirur si gratë e tyre ose bashkëjetueset. Sipas asaj që ka treguar një burim nga departamenti juridik në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për “TCH”, prostitutat futeshin në burgje duke u shtirur si partnere apo bashkëjetuese.

Për t’u futur brenda ambienteve të burgut dhe për të kënaqur epshet e klientëve të tyre, që në shumë raste ishin koka të krimit, ato duhet të paraqisnin vetëm një vërtetim të noterizuar, i cili kushtonte 3.000 lekë.

Në këtë vërtetim shkruhej se ato ishin gratë ose bashkëjetuese të të burgosurve. Kaq mjaftonte, por sipas nenit 163 Kodit të familjes thuhet se:

Personat bashkëjetues mund te lidhin marrëveshje para noterit, ku përcaktojnë pasojat qe rrjedhin nga bashkëjetesa.’’

Si prova mund të paraqiteshin foto nga momente të ndryshme familjare, llogari bankare të përbashkëta ose dhe dokumente bashkëpronësie.

Por asnjëra prej këtyre prova nuk është kërkuar dhe për vite me radhë prostitucioni është ushtruar edhe brenda burgjeve shqiptare.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/