JOQ Albania
Home

Qeveria zhvillon sfilatë mode me paratë e shqiptarëve/ Veliaj sot me çantë firmato, nesër me çitjane si Rama
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25/08/2019 16:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak ditë më parë, redaksia e JOQ Albania publikoi një lajm në lidhje me veshjet e kushtueshme firmato të bashkëshortes së Erion Veliajt, e cila ka të deklaruar vetëm një punë si avokate, përpos disa aktiviteteve të tjera për të cilat punon. Në lidhje me burimin e të ardhurave, ajo ka deklaruar më parë në media se veshjet ia qep gjyshja, deklaratë kjo që ka ngjallur shumë humor në rrjet.

Vetëm një çantë kapte vlerën e 2000 eurove, por mesa duket as KrB, Erion Veliaj nuk mbetet pas, por e sfidon fuqishëm të shoqen.

Ai është parë duke mbajtur mbi shpinë një çantë të firmës “Yamamoto” me vlerë 869 $.

Ju kujton gjë kjo firmë?

Është pikërisht firma që ka prodhuar çitjanet e famshme të Ramës, për të cilat ai qortonte shqiptarët se nuk marrin vesh nga moda, duke i ironizuar me shprehjen: Ju merrni vesh nga moda aq sa merr vesh majmuni nga brekët.

Pantallonat firmato, sipas Ramës, që nuk ishin në proporcion me trupin e tij, i kishte shoqëruar me një palë këpucë me majë, me numër 46.

Pak kohë më parë veshja ekstravagante e KM ra në sy për keq, pasi çitjanet i vareshin teksa inspektonte disa punë ën bashkinë e Fierit. Kjo mund të jetë shija e Edi Ramës si individ dhe nuk ka asnjë problem, por si kryeministër kjo është një shenjë e fortë që tregon karakterin e tij në raport me njerëzit dhe imazhin në sytë e botës.

Veliaj ka ndjekur këshillën fashioniste të shefit dhe ka blerë edhe ai një çantë të kushtueshme të së njëjtës firmë. Sot çantën e nesër çitjanet si të Ramës, është plot surpriza kjo qeveri, bën sfilatë mode me paratë që i nxjerrin nga xhepat e shqiptarëve.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/