JOQ Albania
Home

Debati midis Griseldos dhe Indritit/ “Përse e hap atë vrimë aty? Ku do shkarkohet uji i kondicionerëve?”
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25/08/2019 14:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme u zbuluan detaje të tjera nga ngjarja ku Indrit Çelajt, punëtorit të montimit të kondicionerëve iu mor jeta 2 ditë më parë për motive banale.

Autor i dyshuar i ngjarjes është 31-vjeçari Griseldo Kusi, i cili pas një debati me 26-vjeçarin, e qëlloi atë në kokë. Ky i fundit po pajiste vilën e familjes Kusi me kondicionim kur nisi të debatonte me djalin e madh të Bujar Kusit, Griseldon.

Sipas punëtorëve:

Eldo vinte shpesh aty kontrollonte punimet. Kur na përshëndeti, dëgjoi një zhurmë. Shkoi dhe i bërtiti Çelajt me zë të lartë."

Zbardhet debati midis Çelajt dhe autorit të dyshuar

Dëshmia e punëtorëve të tjerë prezentë në ngjarje (Ngjarja ka ndodhur në një prej tualeteve në katin e parë të vilës 3-katëshe)

Griseldo dëgjon zhurmën e trapanit dhe lëviz nervoz nëpër shtëpi. Shkon aty nga vinte zhurma. I afrohet Indritit që kishte trapanin në dorë.

Griseldo-Indritit: Po këtu çfarë bëhet? Përse e hap atë vrimë aty? Ku do shkarkohet uji i kondicionerëve?

Indriti: S’e di unë ku do jetë shkarkimi.

Griseldo: Kur se di ti, nga do ta di unë?

I nervozuar nxjerr pistoletën nga brezi dhe e qëllon në kokë, merr gëzhojën dhe largohet me nxitim, mbante në dorë një çantë.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/