JOQ Albania
Home

Përplaset me motor/ i riu në tokë pa ndjenja për 30 minuta. Ambulanca nuk duket gjëkundi
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/08/2019 12:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme tek Unaza e Re në Tiranë, ku një i ri që po udhëtonte me motor është plagosur rëndë.

Siç shihet dhe në foton e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, i riu ka mbetur i shtrirë në tokë pa ndjenja nga përplasja.

I aksidentuari ka humbur kontrollin e motorit, duke u përplasur me trotuarin.

I riu u ndihmua nga kalimtarë të rastit dhe pronari i një lokali aty pranë, të cilët i kanë hedhur shishe me ujë që ai të përmendej.

Qytetarja që ka dërguar foton tregon se ambulanca dhe policia janë lajmëruar sapo ka ndodhur aksidenti, por kanë mbërritur pas 30 minutash në vendngjarje.

Vonesa e ambulancës mund të kishte rezultuar fatale.

Jo në pak raste të aksidentuarit kanë humbur jetën për shkak të mbërritjes me vonesë të ambulancës dhe policisë në vendin e ngjarjes.

Mesazhi i plotë:

Nje aksident me motor ka ndodhur ne unazen e re , djali ka 20 min i shtrire ne toke , as ambulanza qe eshte lajmeruar S ka ardhur as policia jetojme nje nje vend qe Jeta S ka vler. Djali 20 min I shtrire pa asnje ndihme vetem kalimtaret e pronaret e lokalit perballe hidhnin shishe me uje , per ta mbajt gjalle. Rreshkiti motori, e u perplas me trotuarin, e lajmeruan ne sek ambulancen por u duk pas 30 min polcia e ambulanca."

***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/