JOQ Albania
Home

Donin të digjnin mbetjet nga arat e korrura, zjarri iu del jashtë kontrollit dhe djeg rrjetin elektrik
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/08/2019 12:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Disa banorë të fshatit Shënpjetër të Fierit donin të digjnin mbetjet nga arat e korrura me grurë, duke i vënë flakët.

Mirëpo zjarri ka dalë jashtë kontrollit, duke djegur të gjithë rrjetin elektrik të fshatit.

Forcat e policisë dhe shërbimi zjarrfikës kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Burime zyrtare nga policia thonë se u lajmëruan nga OSHEE që në momentet e para.

Zjarri ka shkrirë kabllot elektrike, ndërkohë OSHEE stakoi energjinë elektrike.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, por deri më tani nuk ka asnjë person të ndaluar.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme.

***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

Foto ilustruese

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/