JOQ Albania
Home

Jepet vendimi për bashkëpunëtorët e vëllezërve Kusi
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25/08/2019 11:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka dhënë masën për 4 personat në pranga për ndarjen nga jeta të 26-vjeçarit Indrit Çelaj.

Babai i djemve në arrati Bujar Kusin, Ferdinand Bakallin dhe Ali Sulën u lanë në qeli. Luan Çaka u la në arrest shtëpie, teksa ditën e djeshme edhe Lorenc Veliaj, i cili mori përsipër fillimisht ngjarjen, u la në qeli.

Është mësuar se 31-vjeçari Griseldo Kusi është ai që qëlloi Çelajn. Ai është personi që është konfliktuar me 26-vjeçarin për tubin e kondicionerit që rridhte ujë.

Ky fakt është zbuluar pas rrëfimit të Lorenc Veliajt, i cili ka zbërthyer debatin dhe ofertën që i kanë bërë vëllezërit për të pranuar autorësinë. Veliaj ishte në kërkim nga policia për disa vepra.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/