JOQ Albania
Home

“Lajthisin” çmimet e dyqaneve në Tiranë, arrijnë deri në 15 mijë euro/m²
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/08/2019 11:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Çmimet stratosferike që kapin shifrat deri në 15,000 euro/m², kanë bërë që kërkesat për dyqane në Tiranë të shënojnë rënie të ndjeshme në gjashtë muajt e parë të 2019.

Një gjë e tillë është konstatuar nga agjencitë e pasurive të paluajtshme, ku është vënë re një tkurrje e ndjeshme e kërkesave për njësi tregtare, ndërsa lirimi i ambienteve ku zhvilloheshin lojërat e fatit shtoi ofertën.

Kjo dukuri është bërë edhe më e dukshme në rrugët dytësore, të cilat janë më pak të frekuentura nga njerëzit, ndërkohë në rrugët kryesore situata mbetet e njëjtë.

Mbyllja e aktiviteteve të lojërave të fatit, basteve sportive dhe kazinove, shtoi sipërfaqet e lira në zona popullarizuara në kryeqytet, por kërkesa për blerje kanë qenë të pakta për shkak të çmimeve tejet të larta.

Kjo ishte një mundësi e mirë për bizneset ekzistuese që kërkuan të zgjerohen ose të pozicionohen në ambiente më tërheqëse. Agjencitë e pasurive të paluajtshme thonë se pjesa e ambienteve ku zhvilloheshin lojëra fati janë rizënë, por pronarët janë detyruar të ulin çmimet në nivele më realiste, raporton "Monitor". Për shkak të të ardhurave që gjeneronin bizneset e lojërave të fatit, kishin aftësi të paguanin çmime të larta qiraje. Me mbylljen e tyre, pronarët e këtyre hapësirave kërkonin që të mbanin të njëjtin nivel çmimesh, por që shumë shpejt “u detyruan” të vinin më afër kërkesës dhe aftësisë paguese të tregut.

Klajdi Memajdini, menaxher në agjencinë DevInf, shpjegon se në përgjithësi, dyqanet e vendosura në zona të mira nuk mbeten bosh për një kohë të gjatë, duke qenë se janë një lloj garancie për biznesin. Sipas tij, mbyllja e basteve sportive dhe kazinove u dha lirshmëri bizneseve të tjera, edhe pse në fillim kishte një lloj bllokimi nga pronarët që ishin mësuar me çmime të larta. Memajdini thotë se kjo uli çmimet, pasi bizneset nuk kanë të njëjtën mundësi financimi.

Xheni Jahja, nga agjencia Tirana Real Estate, thotë se fillimi i vitit nisi me dyndje të ofertës në njësi biznesi, duke filluar me sipërfaqe nga 20 deri 400 metra katrorë në zona të ndryshme të kryeqytetit, por sipas saj interes kanë pasur vetëm për ambientet në rrugët kryesore, zonën e Bllokut.
Sipas znj. Jahja u desh njëfarë kohe që pronarët të sillnin çmimet në nivelin që mund të përballohej nga kërkesa.

Ristrukturimi i bizneseve, ku shumë njësi të vogla tregtare po mbyllen, teksa po zgjerohen zinxhirët e supermarketeve dhe qendrat tregtare ka ndikuar në rritjen e ofertës të njësive që jepen me qira nga njëra anë dhe kërkesën e dobët nga ana tjetër. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2018, numri i subjekteve në aktivitetet e tregtisë dhe shërbimit ushqimor, që zënë 44% të totalit të ndërmarrjeve në vend (pa përfshirë fermerët), ra me 7%, ose me 4 mijë biznese më pak.

Lirohen ambientet në rrugët dytësore
Situata paraqitet ndryshe në rrugët dytësore, ku kërkesa për biznese ka qenë e ulët në këtë 6-mujor, referuar aktivitetit të agjencive ndërmjetësuese. Klajdi Mejmadini, nga DevInf, thotë se pjesa më e madhe e bizneseve që po orientohet drejt rrugëve dytësore janë punishtet.
Pikat e basteve sportive ishin përhapur shumë, pa respektuar edhe distancën nga njëra-tjetra. “Në një rrugë me gjatësi 100 metër mund të gjeje 5 pika bastesh”,- thotë Memajdini. Kjo ka rritur numrin e ambienteve të lira, ose të zgjasë në kohë periudhën që i duhet një prone për t’u dhënë me qira.

Xheni Jahja nga Tirana Real Estate, pohon se tashmë kanë mbetur ambientet dytësore të tyre, degëzime, periferike, apo që kanë qenë të vendosura në rrugë dytësore, “pavarësisht se vijnë me një çmim të mirë për ne si ndërmjetësues”. Kërkesat janë të dobëta për ambiente në rrugë dytësore dhe pa shikueshmëri të mirë nga rruga.

Kriza politike step sipërmarrjen
Kriza politike është një nga arsyet pse biznesi ka stepur kërkesën për njësi tregtare. “Vijmë me një gjashtëmujor të vështirë. Sipërmarrësit e rinj ndiejnë pasiguri për të nisur një biznes, ndërsa bizneset po ngurrojnë për të zgjeruar aktivitetin. Nga aktiviteti ynë ndërmjetësues kemi parë se individët që duan të investojnë apo të nisin një biznes, të ndryshojnë vendin ku operojnë po mendojnë për një moment të dytë”,- thotë Jahja. Pritshmëritë janë të ulëta edhe në gjysmën e dytë të vitit. Ilda Zaloshnja, nga agjencia “The Point”, thotë se kriza politike po ndikon në rritjen e pasigurisë për të ardhmen dhe kjo frenon sipërmarrësit për të marrë nisma në investim.

Efektet e krizës politike
Vijmë me një gjashtëmujor të vështirë. Sipërmarrësit e rinj ndiejnë pasiguri për të nisur një biznes, ndërsa bizneset po ngurrojnë për të zgjeruar aktivitetin. Nga aktiviteti ynë ndërmjetësues kemi parë se individët që duan të investojnë apo të nisin një biznes, të ndryshojnë vendin ku operojnë po mendojnë për një moment të dytë

Çmimet dhe zonat e preferuara
Zonat më të parapëlqyera për zhvillimin e bizneseve brenda qendrës së Tiranës mbeten rruga “Myslym Shyri” dhe zgjatimi në Drejtorinë e Policisë, ish-Blloku dhe rruga “Abdyl Frashëri” (segmenti që zgjat nga Libri Universitar deri te sheshi “Willson”). Sipas të dhënave të mbledhura nga agjencitë e pasurive të paluajtshme, çmimi në këto zona varion nga 18 deri në 30 euro për metër në katror. Çmimi i këtyre njësi është në varësi të karakteristikave të pronës. Parapëlqehen zonat në kënde të rrugëve, ato me fasadë të lartë dhe sigurisht në zona të frekuentuara nga kalimtarët.

Lirohen ambientet në rrugët dytësore
Situata paraqitet ndryshe në rrugët dytësore, ku kërkesa për biznese ka qenë e ulët në këtë 6-mujor, referuar aktivitetit të agjencive ndërmjetësuese. Klajdi Mejmadini, nga DevInf, thotë se pjesa më e madhe e bizneseve që po orientohet drejt rrugëve dytësore janë punishtet.
Pikat e basteve sportive ishin përhapur shumë, pa respektuar edhe distancën nga njëra-tjetra. “Në një rrugë me gjatësi 100 metër mund të gjeje 5 pika bastesh”,- thotë Memajdini. Kjo ka rritur numrin e ambienteve të lira, ose të zgjasë në kohë periudhën që i duhet një prone për t’u dhënë me qira.

Xheni Jahja nga Tirana Real Estate, pohon se tashmë kanë mbetur ambientet dytësore të tyre, degëzime, periferike, apo që kanë qenë të vendosura në rrugë dytësore, “pavarësisht se vijnë me një çmim të mirë për ne si ndërmjetësues”. Kërkesat janë të dobëta për ambiente në rrugë dytësore dhe pa shikueshmëri të mirë nga rruga.

Kriza politike step sipërmarrjen
Kriza politike është një nga arsyet pse biznesi ka stepur kërkesën për njësi tregtare. “Vijmë me një gjashtëmujor të vështirë. Sipërmarrësit e rinj ndiejnë pasiguri për të nisur një biznes, ndërsa bizneset po ngurrojnë për të zgjeruar aktivitetin. Nga aktiviteti ynë ndërmjetësues kemi parë se individët që duan të investojnë apo të nisin një biznes, të ndryshojnë vendin ku operojnë po mendojnë për një moment të dytë”,- thotë Jahja. Pritshmëritë janë të ulëta edhe në gjysmën e dytë të vitit. Ilda Zaloshnja, nga agjencia “The Point”, thotë se kriza politike po ndikon në rritjen e pasigurisë për të ardhmen dhe kjo frenon sipërmarrësit për të marrë nisma në investim.

Efektet e krizës politike
Vijmë me një gjashtëmujor të vështirë. Sipërmarrësit e rinj ndiejnë pasiguri për të nisur një biznes, ndërsa bizneset po ngurrojnë për të zgjeruar aktivitetin. Nga aktiviteti ynë ndërmjetësues kemi parë se individët që duan të investojnë apo të nisin një biznes, të ndryshojnë vendin ku operojnë po mendojnë për një moment të dytë.

Çmimet dhe zonat e preferuara
Zonat më të parapëlqyera për zhvillimin e bizneseve brenda qendrës së Tiranës mbeten rruga “Myslym Shyri” dhe zgjatimi në Drejtorinë e Policisë, ish-Blloku dhe rruga “Abdyl Frashëri” (segmenti që zgjat nga Libri Universitar deri te sheshi “Willson”). Sipas të dhënave të mbledhura nga agjencitë e pasurive të paluajtshme, çmimi në këto zona varion nga 18 deri në 30 euro për metër në katror. Çmimi i këtyre njësi është në varësi të karakteristikave të pronës. Parapëlqehen zonat në kënde të rrugëve, ato me fasadë të lartë dhe sigurisht në zona të frekuentuara nga kalimtarët.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/