JOQ Albania
Home

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta mjekja e njohur
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/08/2019 11:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas betejës me njës me një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta mjekja stomatologe Ina Thereska – Lala.

Thereska, e cila së fundmi mbante post drejtues në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Barnave, ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 41-vjeçare.

Lajmi i hidhur është bërë publik nga miq dhe kolegë të 41-vjeçares në rrjetet sociale.

Ajo do të përcillet për në banesën e fundit sot në orën 17:00 në varrezat e Sharrës.

Postimi i dr. Arben Gjata:

Te dashur miq! Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta pas nje semundje te rende të Dr. Ina Thereska – Lala. Dr. Ina Thereska – Lala lindi më 18 Nëntor 1978. Studimet e mesme I kreu pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, nga viti 1993 – 1997 me rezultate te shkelqyera, më pas ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Mjekësise, dega Stomatologji ku dhe u diplomua me rezultate shumë të larta në vitin 2003. Pas perfundimit të studimeve, punoi si mjeke pranë këtij fakulteti dhe ne vijim si pedagoge e jashtme për 10 vjet. Nga viti 2007 – 2019, ka punuar në pozicion drejtues pranë Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Barnave. Largimi nga jeta i te ndjeres Ina le pas një humbje të madhe për familjen, kolegët, studentët, pacientët dhe cilindo tjetër që ka pasur fatin ta njohë. Percjellim ngushellimet me te sinqerta bashkeshortin, dr Dariel Thereska si dhe per te gjithe familjaret e te afermit dhe ju njoftojme se homazhet mbahen ditën e Dielë, datë 25 Gusht ora 10.00, pranë Internacional Events House, Rr. Kajo Karafili, pas ish Lidhjes së Shkrimtarëve. Percjellja per ne banesen e fundit bëhet në orën 17.00 në varrezat e Sharrës. I paharruar qofte perjetesisht kujtimi i saj!

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/