JOQ Albania
Home

Tmerr dhe panik tek pasagjerët, sulmohet autobusi me targa shqiptare në Serbi
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/08/2019 10:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një incident i rëndë ka ndodhur pak pas mesnate ku një autobus me targa shqiptare, i cili i përkiste një kompanie kosovare nga Suhareka, është sulmuar nga persona ende të paidentifikuar.

Autobusi i linjës Prizren-Beograd që ishte duke kaluar në tokën serbe, është qëlluar me gurë në pjesën e përparme në afërsi të Krushevcit.

Mësohet se autorët kanë qenë duke udhëtuar në një makinë.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga kjo ngjarje, ndërkohë incidenti ka shkaktuar frikë dhe panik tek pasagjerët.

Një nga pasagjerët e autobusit ka treguar për mediat kosovare se gratë dhe fëmijët filluan duke qarë dhe u përfshinë nga paniku.

Ai tha:

Rreth orës 02:00 pas mesnate është sulmuar me gur autobusi i kompanisë "Shpejtimi" me targa shqiptare afër Krushevcit. Pas sulmit me gurë gratë dhe fëmijët filluan u tmerruan dhe filluan të qanin."

Më tej dëshmitari tregoi për ardhjen e policisë serbe në vendin e ngjarjes.

Ai shtoi:

Pas 30 minutave mbërriti në vendngjarje policia serbe. Sjellja ishte shumë e mirë, por erdhën me vonesë."

Autoritet serbe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij incidenti.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/